Lista vjetore e të pasurve britanikë nën 30 vjeç, e publikuar nga revista Heat, ka zbuluar se yjet e rinj të muzikës dhe ekranit zotërojnë sasi marramendëse pasurie. Në krye të listës qëndron këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa, me një pasuri prej 129 milionë paund, shumë larg konkurrentëve të tjerë.
Pas Lipes renditen aktori i Spider-Man, Tom Holland me 35.7 milionë paund, dhe këngëtari Lewis Capaldi, me 35 milionë paund. Në katër vendet e tjera të top 5-shes janë aktorja e Stranger Things, Millie Bobby Brown (24 milionë £) dhe çifti i reality show, Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury (22.1 milionë £).
Lista e plotë e dhjetë më të pasurve britanikë nën 30 vjeç është:
Dua Lipa – 129 milionë £
Tom Holland – 35.7 milionë £
Lewis Capaldi – 35 milionë £
Millie Bobby Brown – 24 milionë £
Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury – 22.1 milionë £
Sophie Turner – 21.9 milionë £
Jorja Smith – 17 milionë £
Dave – 16.8 milionë £
Aitch – 14.4 milionë £
Asa Butterfield – 13.7 milionë £
Lista vërteton se të rinjtë britanikë jo vetëm që po pushtojnë industrinë e argëtimit, por edhe po ndërtojnë pasuri të jashtëzakonshme para moshës 30-vjeçare.

