“Kurti nuk e ka dashur kurrë LDK-në” – deputeti kritikon qeverisjen e tij

67
fresco

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritikuar LDK-në për mos pranimin e ofertës për koalicion për formim të qeverisë.Ai ka thënë se LDK nuk do që të ndahet nga PDK-ja.
Krenar Xhaferi, deputet i LDK-së, ka folur për Gazeta Blic për deklaratat e Kurtit ndaj kësaj partie.Ai ka thënë se Kurti nuk e ka dashur kurrë LDK-në, që nga koha e Rugovës, ndërsa që ai lëvdohet me institucionet e krijuara nga kjo parti, ndërsa që vet ka sjellë vetëm izolim.

“Unë kujtoj që z.Kurti kurrë nuk e ka dashur LDK-në dhe qasjen e saj që nga koha e presidentit Rugova, gjithmonë ka qenë kundërshtar i LDK-së. Kujtoj që z.Kurti duhet të reflektojë pozitivisht në kontekstin e asaj që LDK ka qenë partia e parë politike në vend, ka krijuar institucionet në vend, prej të cilave Kurti lëvdohet nganjëherë, ndërsa në anën tjetër kemi z.Kurti që realisht nuk ia ka parë hajrin punëve të tij, ia kemi parë izolimin por jo ecjen përpara”, ka vlerësuar ai për Gazeta Blic.Për të, nuk është befasi që Kurti nuk e do LDK-në.
“Në këtë kontekst unë kujtoj që janë dy bota të ndryshme dhe ky është problemi politik në të cilin jemi, z.Kurti përfaqëson një ideologji tjetër, ndërsa LDK-ja krenohet me pjesën e ndërtimit të shtetit dhe institucioneve dhe krerëve të saj që e kanë udhëhequr LDK-në dhe nuk është befasi që z.Kurti gjithmonë e sulmon LDK-në sepse kurrë nuk e ka dashur LDK-në në ideologjinë e saj”, ka deklaruar deputeti i VV-së, Krenar Xhaferi./Gazeta Blic/

Comments