Menduh Thaçi: VMRO fitoi me ndihmën e shqiptarëve të ndarë dhe me Albin Kurtin që nuk e kuptoi Maqedoninë e Veriut

73
fresco

“Është e thjeshtë: VMRO fitoi. Por nuk fitoi vetëm. Fitoi me ndihmën e shqiptarëve të ndarë,” ka shkruar Menduh Thaçi në tekstin e tij autorial.

Sipas Thaçit, një rol në këtë ndarje e ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili – siç shprehet ai – “nuk e kuptoi kurrë Maqedoninë e Veriut, ose ndoshta e kuptoi, por kishte prioritete të tjera”.

Thaçi thekson se Mickoski e ka poshtëruar Ali Ahmetin “në Kërçovë, në shtëpinë e tij”, e ka rrëzuar Taravarin në Gostivar, dhe ka mundur Zijadin Selën në Dibër e Strugë.

Sipas tij, Mickoski ka bërë diçka edhe më të rëndë më pas: “E përçmoi Albin Kurtin dhe e përdori për të marrë votën shqiptare, e më pas e braktisi. I tregoi se Kosova nuk i duhet, Shqipëria nuk i duhet – atij i duhen vetëm shqiptarët që e ndihmojnë të bëhet zot i shtetit.”

Thaçi përfundon se liderët e VLEN-it janë përdorur nga Mickoski për ta siguruar fitoren dhe për t’i përçarë shqiptarët.

Comments