12-vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter drejt Tiranës pas konsumimit të tabletave

70
fresco

Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesë.

Bëhet me dije se familjarët kanë treguar se e kanë gjetur vajzën pa ndjenja dhe më pas e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit.

Gjithashtu bluzat e bardha bëjnë me dije se e mitura me inicialet I.H., ka pohuar se kishte konsumuar disa ilaçe që përdorte një pjesëtar i familjes.

Dyshohet se bëhet fjalë për “Deparkin”, një medikament që përdoret për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit.

Për shkak të gjendjes së rëndë të vajzës, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Comments