Deklasimi 5-0 i Prishtinës, trajneri i saj tregon arsyet e humbjes

333
fresco

Arsim Thaqi tha se mungesa e eksperiencës ndikoi te paraqitja e dobët e Prishtinës, ku humbën 5:0 nga Norrkopingu.

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, ka thënë pas humbjes së thellë nga Norrkopingu se mungesa e eksperiencës, ndikoi te paraqitja e dobët e skuadrës nga kryeqyteti në debutimin në kualifikimet për Ligën e Evropës.

“Provuam që në fillim të befasonim kundërshtarin. Është sfidë e re për ne. Kemi qenë në dijeni për forcën e kundërshtarit. U tregua dallimi në cilësi”, tha ai.

“Patëm momentet tona që nëse do të ishim më të kujdesshëm mund të shënonim. Ka qenë dominim total i kundërshtarit. Na duhet ende eksperienca që të luajmë në mënyrë që të përballemi me ekipe si Norrkopingu”, shtoi Thaqi.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Mitrovicë.

Comments