VMRO-DPMNE: Zgjedhjet kaluan qetë dhe dinjitoze, presim rezultat pozitiv

533

Maqedonia edhe një herë tregoi pjekuri, dinjitet dhe vetëdije demokratike. Sot vendi ynë ka kaluar nëpër zgjedhje paqësore, të drejta dhe demokratike që janë burim krenarie për të gjithë, deklaroi partia në pushtet VMRO-DPMNE pasi u mbyllën kutitë e votimit, raporton Portalb.mk.

“Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë qytetarët që dolën për të votuar. Të gjitha raportet thonë se dita e zgjedhjeve u mbajt në një atmosferë paqësore dhe dinjitoze. Kjo është provë se Maqedonia di të zhvillojë zgjedhje demokratike sipas standardeve më të larta. Presim rezultat të shkëlqyer zgjedhor. Presim që diferenca në raundin e dytë të rritet në favorin tonë. Presim fitore të madhe. Duke filluar nga nesër, do të vazhdojmë punën tonë, me përkushtim dhe përgjegjësi më të madhe”, tha Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

Ai njoftoi se më vonë do të shpallin rezultatet fillestare të raundit të dytë të votimit në zgjedhjet lokale.

Comments