Mbyllet konflikti Stresi–Jozi? Babai i reperit dhe Jozi ndajnë drekë
Një zhvillim i papritur ka shënuar një kthesë në marrëdhëniet e tensionuara mes Stresit dhe Jozefin Markut – Jozit.
Jozi ka publikuar në rrjetin social Instagram foto nga një drekë, ku shihet në prani të Sali Lushajt, babait të Stresit.
Ky takim vjen pas muajsh konfliktesh të ashpra dhe deklaratash publike mes dy reperave, përfshirë shkëmbimin e fjalëve pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”.
Jozi theksoi se bëhej fjalë për një “Drekë të veçantë mes miqve tanë të përbashkët”.
Duke iu referuar Stresit, ai shtoi: “Nuk kam asgjë të keqe me Stresin. Ai ka impenjimet e veta dhe unë të miat por gëzojmë respektin për njeri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë çdo të mirë kudo në jetë”.

