Ekskluzive | Aksion policor në Ferizaj: Kapen me kokainë dhe marihuanë dy persona – njëri arrestohet, një tjetër në arrati

119
fresco

Njësitë e DHTN-Ferizaj, në bashkëpunim me Hetimet e Stacionit Policor, kanë realizuar një ndër operacionet e radhës në kuadër të planit operativ “Zjarri i Bardhë”, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarje të narkotikëve në rrugën “Adem Gllavica” në Ferizaj.

Si ndodhi ndërhyrja?

Më 06.11.2025, rreth orës 19:30, policia ka ndalur një veturë e cila po dilte nga lagjja e targetuar për veprime të kundërligjshme.

Brenda veturës gjendeshin Edonis Osmani dhe Albin Kryezi.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari kryesor është gjetur: një qese me kokainë, një qese dhe një sasi tjetër marihuane.

Kontrolli në shtëpi – gjetje të tjera

Duke dyshuar se droga vinte nga shtëpia prej nga doli vetura, policia ka kryer kontroll në pronën e Enver Jasharit dhe Endrit Jasharit ku janë gjetur: dy qese me marihuanë, një kavanoz me substancë të dyshuar marihuanë, 1650 euro, të dyshuara si para nga shitja, materiale të paketimit dhe mjete të tjera provuese.

Në një aneks të oborrit është hasur një person që konsumonte marihuanë së bashku me Enver Jasharin, i cili ka arritur të ikë sapo ka parë Policinë. Ai aktualisht është në arrati.

Masat e Prokurorisë

Me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda, të dyshuarit janë intervistuar, Endrit Jashari është ndaluar për 48 orë, të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, përveç Enver Jasharit, i cili mbetet në kërkim.     

Provate e sekuestruara janë: 0.50 g kokainë, 0.81 g marihuanë, 0.65 g marihuanë (sasi shtesë), 18.4 g marihuanë (dy qese), 1650 euro (shuma të ndara në bankënota të ndryshme), një kavanoz me 3.9 g marihuanë, një cigare me 0.29 g marihuanë, dy telefona mobil: iPhone 15 (i zi) dhe Redmi (i gjelbër).

Rasti është duke u hetuar nga Njësia e Antidrogës në Ferizaj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Comments