Shkup, 7 nëntor – Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sot u shënua Dita e Kombeve të Bashkuara një ngjarje e organizuar në bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara në vend.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme informuan se Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski dhe koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rita Kolumbia, konfirmuan së bashku angazhimin e tyre ndaj parimeve të Kartës së OKB-së dhe për bashkëpunim të vazhdueshëm drejt forcimit të institucioneve, promovimit të të drejtave të njeriut, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përmbushjes së Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
“Shënimi i këtij viti synon t’i kujtojë bashkësisë ndërkombëtare nevojën për të forcuar besimin dhe solidaritetin e ndërsjellë, veçanërisht në kohë sfidash të shumta që prekin çdo pjesë të botës. Me këtë rast, Republika e Maqedonisë së Veriut riafirmon përkushtimin e saj ndaj parimeve dhe vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ndaj promovimit të të drejtave të njeriut, zhvillimit të qëndrueshëm dhe paqes, si dhe ndaj partneritetit të vazhdueshëm me sistemin e OKB-së në vend”, thotë Ministria.
Ministri Mucunski theksoi se si vend anëtar i Kombeve të Bashkuara, ne riafirmojmë besimin tonë të fortë në multilateralizëm, në të drejtën ndërkombëtare dhe se sfidat globale mund të zgjidhen vetëm bashkërisht.
Ai theksoi se shteti mbetet i përkushtuar ndaj proceseve globale dhe do të vazhdojë të promovojë vlerat kryesore të Kombeve të Bashkuara dhe të jetë një partner i besueshëm në arritjen e qëllimeve universale – përparimin e njerëzimit, paqen, drejtësinë, dinjitetin njerëzor, dialogun, tolerancën dhe solidaritetin.
“Duke ju uruar në këtë ditë, ju siguroj se ne mbetemi një partner i përkushtuar dhe i besueshëm në arritjen e qëllimeve universale të Kombeve të Bashkuara”, tha Mucunski.

