Numërimi prapa për nisjen e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka filluar.
Prezantuesi i spektaklit madhështor, Alaudin Hamiti, dhe producentja Olsa Muhameti kanë surprizuar ndjekësit me pamjet e reja nga shtëpia më e famshme në vend.
Në rrjetet sociale, ata kanë publikuar disa shkallë misterioze, duke lënë të kuptohet se shtëpia mund të ketë një kat të dytë, një risi që mund ta bëjë këtë edicion edhe më interesant.
A është kjo surpriza e madhe e këtij viti?
Këtë dhe shumë më tepër do ta kuptoni të hënën, më 17 nëntor, vetëm në Klan Kosova, kur edhe nis edicioni i katërt, i cili pritet të jetë “flakë”.

