A u konsultua me Thaçin e Veselin? Krasniqi: Ata nuk ndikojnë në vendimet e PDK-së

70
fresco

I pyetur se nëse është konsultuar me ish-krerët e kësaj partie për këtë gjë, me Hashim Thaçin, dhe Kadri Veselin, ai ka thënë këta dy të fundit nuk përzihen në vendimet e as në udhëheqjen e PDK’së.

‘’Përkundër miteve që kryesisht krijojnë kundërshtarët tonë politikë, zoti Thaçi e zoti Veseli, as nuk janë përzi as nuk përzihen në udhëheqjen e as vendimet e PDK. Këto kanë qenë deklarata dashkëqija, kështu që jo nuk kam pasur diskutime me ta. Sepse ka qenë shumë vështirë t’i shohim e t’i kontaktojmë. Por ne e njohim aq mirë njëri-tjetrin, kam qenë nënkryetar edhe i Thaçit edhe Veselit për kohë të gjatë, kemi bashkëpunuar shumë, nuk besoj dhe shpresoj që s’ka me i befasu. Dhe jam i bindun që edhe sot kur e marrin vesh këtë vendim, ata e dinë që ky është vendim i duhur’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Comments