Memli Krasniqi tregon arsyet e dorëheqjes nga kryetari i PDK-së
Memli Krasniqi ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai në konferencë për media të mërkurën tha se tani është koha për një momentum të ri në PDK.
“Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën duhet të ketë guxim për ndryshim brenda vetës. Prandaj sot kam vendosur për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së. Është momenti për të krijuar një momentum të ri. Mendoj se kandidati i ardhshëm për kryeministër duhet të jetë kryetari i PDK-së”, tha ai./E.Zeqiri

