Çitaku falënderon Krasniqin: E fuqizove PDK’në jo vetëm me vota por edhe me kuadro e energji të reja
Ditën e sotme, Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Lidhur me këtë, ka reaguar deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku. Kjo e fundit ka falënderuar Krasniqin, duke thënë se ai e mori drejtimin e PDK’së në rrethana të vështira.
Çitaku ka deklaruar edhe se, Krasniqi e ka fuqizuar PDK’në, jo vetëm me votë por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion.
‘’ Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja’’, ka deklaruar ajo.
Postimi:
Faleminderit Memli,
E more drejtimin e PDK-së në rrethana të vështira.
E ruajte, e rrite dhe e fuqizove, jo vetëm në vota, por edhe me kuadro të reja, energji dhe vizion.
Sot, pas katër vitesh që e udhëheq Partinë, respekti për ty vetëm më është rritur.
Një lideri nuk i mjafton vetëm dija, i duhet edhe karakteri i fortë dhe zemërgjerësia. Ti i ke të dyja.
Me falënderim, me respekt dhe me bindjen se do të qëndrojmë të bashkuar për një PDK edhe më të fuqishme.

