Reagon Lladrovci: U vërtetua që ‘s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja’

92
fresco

Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga kreu i PDK-së, ka reaguar kryetari i Komunës së Drenasit, ramiz Lladovci, i cili shihet se personi që më së shumti loboi për largimin e Krasniqit. Lladrovski ka shkruar se është vërtetuar se të jesh lider i partisë që buroi nga Drejtoria Politike e UÇK-së, është përgjegjësi e madhe.

RAMIZ LLADROVCI, KRYETAR I DRENASIT

Përgëzoj strukturat e PDK-së për mbështetjen që ma kanë dhënë në çdo situatë, me besimin e plotë se do të bëhet mirë. Falënderim i veçantë shkon për qytetarët e komunës së Drenasit, të cilët besuan në zotimin tim se ‘s’ka bir nane që më largon nga PDK-ja’. Besimi im në sinqeritetin e anëtarësisë, ashtu dhe udhëheqësve të PDK-së, ka qenë i madh. Ky hap i pritshëm i kryetarit të deritashëm, Memli Krasniqi do përshëndetur, njëherësh, duke i ofruar fuqishëm përkrahje kryetarit në ardhje, Bedri Hamza”

Comments