“Hajnia më e madhe që Kosova ka parë” – Bajrami për faturat e rrymës

78
fresco

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnia me e madhe që ky vend ka përjetuar ndonjëherë.

Sipas saj, ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanollit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

“Ju kam thënë edhe më herët që përmes faturave të energjisë elektrike po ndodhë hajnina me e madhe që ky vend ka përjetu ndonjëherë – po vjedhet 24h në ditë, 7 ditë në javë secili qytetar i vendit”.

“Ata që po e mundësojnë dhe po e lejojnë këtë vjedhje e kanë bekimin e Artane Rizvanollit/Albin Kurtit. Militanta a po e cilësojmë patriotizëm edhe këtë?”, ka shkruar Bajrami.

Comments