Hoxhaj i del kundër Krasniqit që tha se preferon Hamzën në krye të PDK

66
fresco

Pas dorëheqjes së ish-kryetarit Memli Krasniqi nga lidershipi i PDK-së, shumë prej figurave kryesore dhanë mbështetjen për Bedri Hamzën. Këtë e bëri edhe vet Krasniqi, ditën kur dha dorëheqje.

Krasniqi ka thënë se Hamza është kandidati për kryeministër më i miri që do të mund ta kishte Kosova.

Por ndryshe prej mendon anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai sot doli haptas kundër preferencës së Krasniqit, duke thënë se është kundër çdo imponimi, i cili sipas tij shpërfill delegatët e tjerë të partisë.

“Unë jam qartësisht kundër çdo imponimi, kundër çdo tentative për të orientuar garën dhe kundër çdo formule që shpërfill bazën dhe delegatët”, ka thënë Hoxhaj për të cilin PDK ka nevojë për drejtim të ri.

“Jo për skema të vjetra; ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’i hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”.

Comments