Një shqiptar e takon Papën dhe i kërkon njohjen e Republikës së Kosovës

87
fresco

Politikani shqiptar në Itali, që është është kandidat në zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit në dy provinca italiane, Venezia dhe Treviso, e ka takuar Papën.

Salihu i ka kërkuar Papa Leonit XIV njohjen e Republikës së Kosovës.

“Ndihem shumë i lumtur që ndodhem këtu sot. Ju sjell përshëndetjet e komunitetit shqiptar në Itali dhe admirimin e respektin e thellë që populli shqiptar dhe kudo ata ndodhen në botë, ushqejnë për Ju.
Unë i përkas shqiptarëve që jetojnë në Serbi, një komuniteti prej rreth 200 mijë banorësh. Aktualisht, në jug të Serbisë po zhvillohet një spastrim etnik digjital përmes pasivizimit të adresave. Ndërkohë që ky proces po vazhdon, Serbia i deklaron komunitetit ndërkombëtar se kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Kosovën.
Prandaj, shënjtëria juaj, njohja e Republikës së Kosovës nga Selia e Shenjtë do t’i jepte fund këtij deportimi modern.
Për këtë çështje, unë u kam dorëzuar bashkëpunëtorëve tuaj një material të detajuar.
Edhe një herë, ju shpreh mirënjohjen e thellë për pritjen e ngrohtë që më rezervuat”, i ka thënë Salihu, Papës./Indeksonline

Comments