Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e akuzuar për skandalin e rezervave shtetërore, ka dalë sot në një konferencë për media pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Hajdari ia drejtoi gishtin këtij institucioni për mënyrën e trajtimit të rastit, e madje edhe konstatoi se provat janë mbledhur jashtëligjshëm, duke u munduar të arsyetojë të gjitha veprimet e ndërmarra dhe mënyrën e veprimit si ministri e Qeveri për sigurimin e rezervave shtetërore, raporton Klankosova.tv
“Çdo pretendim i Prokurorisë afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie Speciale ndaj qeverisë Kurti. Të gjitha të ashtuquajtura prova të Prokurorisë speciale, janë mbledhur jashtëligjshëm. Rrezikimi i fshehtësisë shtetërorë është bërë nga prokuroria special ehe nga disa media dhe jo nga unë. Ne kem vepruar me urgjencë.”/Klankosova.tv

