Ridvan Ibraimi: “Reagim ndaj dezinformatave: Si e lamë realisht komunën e Haraçinës”

95
fresco

REAGIM PUBLIK
Për hir të së vërtetës, korrektësisë dhe transparencës ndaj qytetarëve të komunës së Haraçinës dhe opinionit më gjerë, ashtu edhe gjatë katër viteve nga mandati im si kryetar i komunës së Haraçinës, ja edhe tani, por edhe çdoherë kur ta kërkoj nevoja, jam i obliguar që të dal me reagimet e mia mbi gjendjen dhe realitetin financiar të komunës së Haraçinës.
Në vitin 2021, buxheti i përgjithshëm ishte vetëm 92,656,000 denarë (rreth 1,506,601 euro).
Gjatë mandatit tim, përmes punës së palodhshme, projekteve dhe menaxhimit efikas, e rritëm buxhetin në 389,630,869 denarë për vitin 2025 (rreth 6,345,779 euro ).
Kjo rritje e buxhetit vjen si rezultat kapacitetit, profesionalizmit dhe përkushtimin tonë për të fuqizuar komunën dhe për të sjellë zhvillim më të qëndrueshëm, ashtu edhe siç u dëshmua deri në ditën e fundit nga mandati si kryetar komune.

Sa i përket borxhit, komunën nuk e dorëzuam me 116 milionë denarë borxh të krijuar nga ne.
Ky borxh ishte afër 90% i trashëguar që më parë, kurse pjesa tjetër përfshin borxhin e subjekteve të themeluara nga Komuna, si ndërmarrja AMBIENTI, Ujësjellësi (pompat) dhe borxhi i Shkollave në kuadër të komunës.

NUK është borxh vetëm i komunës si institucion, ashtu siç është paraqitur në një prononcim të kryetarit të tanishëm të komunës së Haraçinës.
Për shkollat, është siguruar buxhet i veçantë, dhe deri në mars të vitit 2026 Shkollat do të jenë me 0 borxh.
Nuk kemi frikë nga transparenca, ne e sollëm atë (transparencën) dhe e vendosëm si standard.

Dhe më e rëndësishmja, ne i lamë 15 projekte të gatshme, prej të cilave shumica për momentin janë duke u realizuar, e kryetarit i mbetet vetëm ta presë shiritin.
Madje, është normale të paraqiten borxhe nga realizimi i projekteve reale, që i sheh dhe i prek popullata, por assesi të lejojmë borxhe nga projektet fiktive.
Këto janë rezultat i punës sonë, planifikimit dhe investimeve të realizuara gjatë mandatit tonë. Qytetarët presin që këto projekte të realizohen me standard dhe kualitet të lartë, për të vazhduar ndryshimin që ne filluam dhe që Haraçina e meriton.

Kryetarit të tanishëm Daut Beqirit i dëshiroj shumë shëndet dhe shumë elan për punë, kurse vlerësimin le ta bëjnë banorët e komunës së Haraçinës, si dhe opinioni më i gjerë.
Andaj, kisha një sugjerim vëllazëror për kryetarin e komunës, gjatë njoftimit të publikut mbi gjendjen e përgjithshme në komunës e Haraçinës, padyshim kërkohet korrektësi nga ana e tij, që t’i dalloj më së miri gjërat para se ti shpalos, fillimisht ai duhet të njoftohet mirë dhe hollësisht, e nëse nuk mund t’i dalloj, atëherë ne jemi në dispozicion që t’ia shtrijmë dorën e ndihmës.

Me shumë respekt e dashamirësi,
Ridvan Ibraimi, ish kryetari i komunës së Haraçinës

Comments