Mijëra qytetarë protestojnë kundër qeverisë në Izrael

163

Mijëra njerëz u mblodhën në Sheshin Habima në Tel Aviv, ku kanë kërkuar hetim zyrtar për ngjarjet e 7 tetorit 2023., transmeton Portalb.mk.

Protestuesit kritikuan kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe qeverinë izraelite për refuzimin e krijimit të një komisioni të pavarur hetimor.

Që nga tetori 2023, sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 69 mijë palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, ndërsa enklava është shndërruar në rrënoja.

Armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi më 10 tetor.

Faza e parë parashikon lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Ky plan parasheh edhe rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Comments