Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johan Wadephul, është adresuar për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Ai deklaroi se me Osmanin, i diskutuan kryesisht temat e sigurisë që preokupojnë kontinentin evropian.
Gjatë konferencë, kryediplomati gjerman kërkoi themelimin e Qeverisë së Kosovës.
“Ne evropianët, duhet të jemi të bashkuar edhe më shumë sepse po thuajse për të gjitha temat që i diskutuam sot, ka të bëjë me sigurinë dhe për të ardhmen e kontinentin tonë. Është mirë që Kosova është në anën tonë, dhe ne të gjithë qofshim anëtarët e BE-së apo jo duhet t’ja bëjmë të qartë Rusisë, se destabilzimi, dezinformimi, dhe manipulimi nuk kanë vend në kontinentin tonë. Përpjekjeve për destabilizim iu përgjigjemi me një Evropë të bashkuar”, deklaroi kryediplomati gjerman njofton Klankosova.tv.
“Në këtë kuadër, zgjerimi i BE-së tani është një urgjencë gjeopolitike. Për këtë, për herë të parë pas shumë vitesh ka një perspektivë realiste. Zhvillimi i Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe pavarësia në vitin 2008 është një histori e vërtetë sepse për shumëkënd në rajon është simbol i demokracisë sdhe një shoqërie të fortë civile.”
“Në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet sa më shpejt të ketë një qeveri të aftë për të vepruar brenda dhe jashtë. Votuesit janë duke pritur formimin e saj që prej tetë muajsh”, theksoi ai./ Klankosova.tv.

