Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme ku parashihet votimi i buxhetit për vitin 2026-të.
LDK-ja thotë se nuk merr pjesë në improvizime politike, që e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor elektora.
“LDK mbetet e përkushtuar ndaj rendit, ligjshmërisë dhe stabilitetit të Republikës. Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhet në komunikatë.
Derisa deputetët e partisë të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të jenë në seancën për votimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.
Për mandatarin, siç thekson kjo parti do të vendosin në përputhje me bindjet, vlerat dhe besimin e votuesve tanë.

