Një rrjedhje masive shkume kimike u vu re vonë mbrëmë nga një pusetë në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Komunën e Gazi Babës, me origjinë nga një person juridik që vepron aty në afërsi, transmeton Portalb.mk.
Inspektorët kryen inspektim të detajuar në terren, dhe u morën mostra nga puseta, sipërfaqja e bulevardit dhe makina e shkumës së kompanisë për analizë. Autoritetet vlerësuan se kjo ishte shkelje serioze e rregulloreve ligjore dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për mjedisin.
Njoftuan se do të kryhet analizë e raportit mjedisor që kompania duhet të posedojë me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe parregullsive të mundshme në proceset operative.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, njofton se është gjetur kompania përgjegjëse, e cila derdhi substancë të bardhë.
“Në vendngjarje u konstatua situatë alarmante, rrjedhje masive shkume kimike u vu re nga puseta e bulevardit në një zonë publike, me origjinë nga një person juridik që vepronte në afërsi”, shkroi ai.

