Jonida Maliqi rrëfen divorcin pas 17 vitesh lidhje: “I vështirë, por jo fundi i botës”

120

Një nga momentet më delikate në jetën personale të Jonida Maliqit ka qenë divorci. Një martesë e gjatë prej së cilës janë bekuar me një djalë, Danin.

Në këtë pjesë të rrëfimit të saj në programin “Rudina”, Jonida nuk hyn në detajet e atij kapitulli, por tek forca e ringritjes.

Ajo thotë se gjithçka ndodhi kur ajo ishte më e re, por prioritet mbetej mirëqenia e familjes dhe lumturia. Këngëtarja ka një mesazh të fuqishëm për këdo që gjendet në këtë situatë duke thënë se nuk është e thjeshtë, por as fundi i botës.

Jonida Maliqi: Unë jam lidhur në moshë fare të re, unë jam lidhur në moshën 17-vjeçare dhe kam kaluar 17 vite me babain e Danit. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, sigurisht që Dani ishte shumë i vogël, ishte 5 vjeç dhe kisha nevojë për të qenë familje, megjithatë ishte një zgjedhje ku mendoj që erdhi si pasojë e kohës kur njihesh në moshë fare të vogël, njerëzit fillojnë mendësojnë ndryshe, reagojnë ndryshe, evolojnë dhe ti nuk je më ai personi që ke qenë dikur dhe sidomos ne nënave, grave na ndodh një lloj metamorfoze dhe fillojmë e shikojmë me një tjetër këndvështrim, prioritet është fëmija, jo më vetja jote. Kështu që mendoj më mirë të jesh në një familje të minimizuar, por të jesh i lumtur brenda katër mureve të shtëpisë, sesa të kesh pasiguri, të kesh konflikte dhe mos të jesh në paqe me veten. Mendoj që divorci nuk është i thjeshtë, në mënyrë absolute, por nuk është edhe fundi i botës. Ne kemi lindur vetëm dhe vetëm do të vdesim. Unë mbi të gjitha dua më së shumti veten time dhe kur dua veten time do të dua çdokënd që do të më respektojë, do të më vlerësojë dhe do të rrugëtojë me mua në të mirë e në të keq. Mendoj që dy prindër duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keq.

Comments