Super-dueti i bukurisë, Era e Trejsi ‘pushtojnë’ rrjetin me vallëzimin e tyre

66

Këngëtarja Era Istrefi dhe modelja Trejsi Sejdini kanë surprizuar fansat me një video të publikuar në Instastory, ku shfaqen duke vallëzuar së bashku nën ritmet e këngës së Erës, “Ama Do Love”.

Të dyja bukuroshet duken plot stil dhe energji, ndërsa atmosfera përvëluese e videos ka tërhequr vëmendjen menjëherë, transmeton Indeksonline.

Era Istrefi shfaq veçantinë si në veshje edhe në grim, ndërsa Trejsi duket plot stil.

Edhe pse është një video e shkurtër, pamjet janë bërë virale për shkak të kombinimit të dy artisteve, të cilat rrallë shihen bashkë në një dalje publike.

Comments