Melina në Shtëpinë e Bardhë, mesazhi që përcolli me ngjyrën e fustanit!
Presidenti Trump ka pritur Mohammed bin Salman ditën e martë në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shtroi qilimin e kuq duke organizuar edhe mbikalim ushtarak, transmeton Indeksonline.
Pasqyrimi i marrëdhënies midis dy vendeve nuk erdhi nga presidenti por nga zonja e parë.
Melania, si çdoherë mahniti me stilin e saj. Ajo veshi një fustan të gjelbër pa rripa, duke qëndruar pranë bashkëshortit.
Ngjyra nuk ishte rastësi, ajo ishte e ngjashme me të gjelbrën e flamujve sauditë që kishin valëvitur pranë flamujve amerikanë për të mirëpritur princin disa ditë më herët.

