“‘Nga Kosova drejt skenës botërore’, Vedat Bajrami flet për suksesin e filmit “Te Berberi”

83

Seriali komik i Televizionit Zviceran (SRF), me bazë në Bazel, “Te Berberi”, është nominuar për çmimin prestigjioz britanik Rose d’Or, një nga festivalet më të mëdha globale për televizion dhe komedi.

Aktori Vedat Bajrami ka folur për Indeksonline lidhur me këtë sukses:

“E kam marrë vesh mbrëmë dhe ishte një lajm shumë i gëzueshëm për mua. Ky serial është dhënë në televizionin shtetëror zviceran (SRF), dhe festivali global Rose d’Or çdo vit pranon aplikime nga televizionet e botës për seriale, TV shows, komedi, dmth krejt televizionet botërore aplikojnë. Zvicra tri vjet nuk është pranuar, por me serialin ‘Te Berberi – Wächst ja wieder’, një produksion shqiptar në bashkëpunim me SRF, ku producent është shqiptari Florim Brajshori dhe aktor është Vedat Bajrami, është arritur kjo ecuri. Kur mora vesh që seriali është nominuar në top “6-she”, u ndjeva shumë mirë të ndaj këtë lajm prestigjioz. Ky është një dëshmi e fuqisë dhe ndikimit tonë shqiptar në botë, dhe fakti që nga Kosova kemi arritur të hapim dyert e Evropës dhe të prezantojmë edhe televizionin zviceran, është një arritje e jashtëzakonshme”, tha ai.

Seriali tashmë përfaqëson një sukses ndërkombëtar për komunitetin shqiptar dhe shënon një hap të rëndësishëm për prezencën e produksioneve shqiptare në skenën televizive globale.

Comments