Epoka e re për Kosovën nis më 28 dhjetor – Abdixhiku i bën thirrje qytetarëve

84

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, të bëhen bashkë në rrugëtimin e ri të partisë pas shpalljes së datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se partia hyn në këtë rrugëtim jo vetëm me programin më serioz, jo vetëm me ekipin më të përgatitur, por me një besim të palëkundur tek qytetari i Kosovës.

Ai kërkon nga qytetarët të ecin bashkë, dhe siç thotë ai, ta ri-ngritin besimin e këtij vendi.

“Le ta hapim kapitullin e ri të Republikës – me votë, me demokraci. me kurajo, me besim të palëkundur në njëri-tjetrin”.

“Më 28 dhjetor nuk nisë thjesht një garë. Nisë një epokë e re për Kosovën. Dhe këtë herë, epoka shkruhet prej nesh; prej të gjithëve neve. Prandaj, le ta bëjmë! Le t’i sjellim dritë Republikës. Bashkë”, ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Comments