Putin: Plani amerikan i paqes mund të shërbejë si bazë për paqen në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se propozimet e ShBA-së për paqe në Ukrainë mund të jenë baza e një zgjidhjeje të konfliktit, por nëse Kievi e refuzon planin, atëherë forcat ruse do të përparojnë më tej.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se i jep Ukrainës afat deri të enjten për të pranuar një plan paqeje të SHBA-së, i cili mbështet kërkesat kryesore ruse ndaj NATO-s, territorit dhe njohjes së rajoneve të kontrolluara nga Rusia, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Unë besoj se kjo mund të përdoret si bazë për një zgjidhje përfundimtare paqësore”, u tha Putin zyrtarëve të lartë në një takim të Këshillit të Sigurisë Ruse, i cili është si një byro politike moderne e zyrtarëve më të fuqishëm të Rusisë.
Putin shtoi se plani me 28 pika nuk ishte diskutuar ende në detaje me Shtetet e Bashkuara, por se Moska kishte marrë një kopje të tij.
Putin tha se Ukraina ishte kundër planit, por as Kievi dhe as fuqitë evropiane nuk e kuptonin realitetin se forcat ruse po përparonin në Ukrainë dhe do të vazhdonin të përparonin nëse nuk do të kishte paqe.

