Prime i BBVK4 sjell një surprizë të madhe për njërin nga banorët sonte

99

Sonte, nga ora 21:00, fillon prime-i i parë i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, reality-shou më i madh në vend.

Edhe pse nuk ka kaluar ende një javë nga hyrja e banorëve në shtëpi, Vëllai i Madh pritet të tregojë bujari të madhe, pasi ka përgatitur një befasi të veçantë për njërin prej tyre, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj.

Gjatë mbrëmjes, pritet të diskutohet edhe largimi i këngëtarit Mentor Haziri, i cili qëndroi pothuajse një natë brenda shtëpisë, por vendosi të largohej vullnetarisht.

Vëmendje të madhe pritet të marrë edhe debati i ashpër që shpërtheu mes tri banoreve, Benitës, Albes dhe Elijonës, ku kjo e fundit u rëndua emocionalisht pas disa akuzave personale që iu drejtuan nga dyshja.

Comments