Delegati i 2 korrikut kujton momente të 27 vjetëve më parë (Video)

258

Me shumë krenari e tregon një fotografi të 27 viteve më parë. E në të shihet Isuf Konjufca i cili në vitin 1990 ishte 37 vjeçar, teksa nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut.

Tani 64 vjeçari edhe pse ka telashe për të folur për shkak të problemeve shëndetësore i mban mend të gjitha momentet e asaj dite historike, njofton Klan Kosova.

Edhe pse në kushte të jashtëzakonshme kuvendi u mbajt e delegatët nënshkruan deklaratën e pavarësisë.

E pas kësaj ngjarje Konjufca bashkë me delegat tjerë filloi të ndiqet nga organet e atëhershme të sigurisë.

Comments