Edi në lidhje jashtë BBVK? I publikohet fotografia me një vajzë zeshkane
Edi, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Kosova 4 për lidhjen e tij me Dolcen, mund të mos jetë beqar jashtë shtëpisë së famshme.
Dyshimet për një lidhje të mundshme jashtë u ngritën sot gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ku u shfaq një fotografi e Edit së bashku me një vajzë zeshkane.
“Në rrjetet tona sociale ka ardhur një fotografi ku shihet Edi me një vajzë zeshkane gjatë verës. Sipas dërguesit, fotografia nuk është shumë e vjetër, ka pak muaj. A po i bie kjo që ai ka lënë një lidhje të hapur jashtë?”, u than ë studio.
Ndërkohë, brenda shtëpisë, Edi dhe Dolce po shfaqin çdo ditë afërsi të dukshme, duke shkëmbyer puthje të zjarrta dhe momente shumë intime, që nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga publiku dhe komentuesit në rrjetet sociale.
Kjo situatë ka ndezur debat dhe kuriozitet mbi jetën private të Edit dhe ndikimin që kjo mund të ketë mbi marrëdhënien e tij me Dolcen brenda BBVK.

