“E nisa krejt vetë shoqatën” – Shkurta tregon historinë e saj si humaniste

72

Shkurta Haxhia, teksa po bisedonte me Nailirin, ka ndarë copëza të jetës së saj profesionale.

Ajo i tregoi se si e ka nisur shoqatën e saj humanitare, dhe sfidat që i ka kaluar përgjatë këtij rrugëtimi bamirësie, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk kam pasur të hyra, mjete, sepse unë ia kam filluar e vetme, e kam themeluar e vetme, dhe kam pasur jashtëzakonisht shumë vështirësi në këtë rrugëtim. Më së pari katër zyra të shoqatës i kam ndërru. Më ka lënë donatori me borxh. Është shumë punë e rëndë, 90 për qind të barrës e mbaj vet. Jam përballur me njerëz të mirë e të këqij, pasi paratë janë shumë temë e ndjeshme për shumë njerëz. Edhe dyshojnë shumë”, u shpreh ajo.

Ajo po ashtu tregoi raste interesante se si iu kanë qasur njerëzit, përgjatë punës që ajo bën.

Comments