Bie shi, ndalet uji – banorët e Fushë Kosovës përballen me kaos

139

Sa herë bie shi, qezmet nuk kanë asnjë pikë uji. Komuna e Fushë Kosovës, ndër vite vazhdon të ketë problem me furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas banorëve, sa herë nisin reshjet e shiut dhe përkeqësohet moti, uji ndalet menjëherë dhe fillojnë reduktimet.

E kjo, ka krijuar panik e shqetësim për banorët e këtushëm, të cilët rrëfejnë për Kiks Kosovën vështirësitë që u ka sjellë mungesa e ujit.
Sipas një qytetari, ndonëse ka 9 vjet që jeton në këtë qytet, kurrë më shumë telashe me ujë se sa këtë vit nuk kanë pasur.

Andaj sipas tij, ata po detyrohen të blejnë shishe me ujë ose të furnizohen te Kroni i Mbretit.

Sipas një banori tjetër të Fushë Kosovës, muajt më problematikë janë korriku, gushti dhe javët kur ka reshje shiu.

Java e tretë e nëntorit të 2025-ës, sipas një banori tjetër të Fushë Kosovës, ishte më e vështira për ta.

Jo vetëm banorët po preken drejtpërdrejtë nga mungesa e ujit.

Bizneset janë ato që financiarisht po dëmtohen nga ndërprerja e shpeshtë dhe e gjatë e ujit.
Sipas pronares së studios për estetikë, Glam Studio, biznesi i saj është duke u dëmtuar shumë.

Nëse situata vazhdon e përsëritet, ajo thotë se ndoshta edhe i duhet të ndërrojë lokacion.

Ndërsa nga Kompania Rajonale e Ujësjellësitë “Prishtina”, sqarojnë që turbullirat e ujit paraqiten atëherë kur ka reshje atmosferike të mëdha.

Sipas ujësjellësitë, ndërprerja e shpeshtë e ujit në Fushë Kosovë dhe Obiliq është pikërisht edhe për shkak të punimeve në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kompania shton që kanë ndërmarrë masa operacionale afatshkurtra dhe po punojnë në plane afatmesme për të minimizuar ndikimin e turbullirave te konsumatorët.

Comments