Patozi, dyshime mbi një pakt të fshehtë Basha – Selami

316
fresco

Astrit Patozi e përsëriti sërish: pati diçka që nuk shkoi në mënyrën se si e shpalli kandidaturën Edurd Selami.

Ish -nënkryetari i PD hedh kështu dyshimet për një pakt të fshehtë Basha – Selami, për të legjitimuar garën.

“Unë nuk marr përsipër që po kam respekt për të gjithë kolegët e mi. Mënyrën se si e shpalli kandidaturën zoti Selami që në start pati diçka që nuk shkoi. Selami nuk ka mbështetje në PD. Duket se ka një marrëveshjet të heshtur mes dy rivalëve që kane mbetur në garë”, tha ai në Top Story.

Eduard Selami dhe Lulzim Basha u takuan dje edhe në publik, para kamerave.

I dhanë dorën njëri – tjetrit në barin brenda territorit të Partisë Demokratike. Selami tha se i kishte kërkuar Bashës dorëheqjen dhe të shtynte datën e zgjedhjeve. Megjithatë nuk u tërhoq nga gara kur këto kërkesa iu refuzuan.

Për të njëjtat kërkesa Patozi nuk e zyrtarizoi kandidaturën.

Comments