Shkruan Urim SALIHU
Pushimet po shndërrohen në murtajë të zezë.Njerëz që shkojnë dhe nuk kthehën më.Secilën ditë kronikat e zeza janë mbushur me vdekje aksidentale gjithandej.
Shumë jetë po shuhen.Deti dhe liqeni janë tërbuar.Nuk ka ditë që nuk dëgjon një lajm të keq për një që pësoi .Të gjithë nisen me entuziazmin e një pushimi dhe kthehen në arkivole.Jetë të reja që na bëjnë të vuajme secilit, jetë që përvëlojnë.
Por edhe sikur të ikim me vrap, në vendin e aksidentit nuk do mund t’ia dalim mbanë.Gjithmonë është një çast që do n’a rrëmbejë.Vdekja asnjëherë nuk ndjen pikë mëshire.Prandaj është e ftohtë.
E tillë ishte edhe për Jetonin ëndrrat e së cilit u këputën në moshën më të mirë të jetës.Ai qe viktima e fundit që e përpiu thellësia e liqenit .Pastaj u lëshuan perdet e zisë së përjetshme për familjen e tij.Mes mijëra pyetjesh, , në atë lamtumirë të dhimbshme për të, njerëzit nuk mundnin të thonin asnjë fjalë të vetme .Një jetë e njomë e mbuluar me arkivol , bëri të vuajnë gjithë ata njerëz që kishin shkuar t’I japin lamtumirën e fundit.
Janë gjithmonë disa dallgë që nuk të lejojnë lundrimin.
Sikur t’a dinte Jetoni , se ai udhëtim për në Strugë do ishte i fundit?!Sikur t’a dinte Jetoni i njomë se mbreti i botës e kishte shënjestruar atë për t’a marrë me vete përgjithmonë?!Zaptuar secili njeri që morri pjesë në atë funeral të dhimbshëm , nuk mund të jepte dot një përgjigje përse deti dhe liqeni po tregohen kaq të ashpër me ne.Sa viktima vetëm këtë vit u përpinë nga tërbimi i ujit?!Pushime qw po na mbyt nga frika dhe paranoja.
Dashuri që perëndojnë aty për aty.Jetoni ndau në shumë pjesë zemrat e atyre që u përvëluan përjetshëm.Ai iku duke marrë me vete atë copë dashurie dhe la shumë zemra të këputura që do vuajnë për të.La ne zi të përjetshme një nënë që do t’a urrejë përgjithmonë Verën.Mbase dikush që e donte marrëzisht, edhe ajo do të mbetet në vetminë absolute duke kujtuar atë cast të dhimbshëm.
Një tjetër viktimë e përpiu përgjithmonë thellësia e një liqeni.Shumë të tjerë po shkojnë drejt vdekjes së heshtur.Shumë jetë rinore por shuhen.Aty janë dhe aty shuhen .Pushimet verore po shndërrohen në mortje dhe ne duhet të bëjmë dicka të paktën që nesër një familje tjetër mos e ndjejë këtë dhimbje që vret.