Ristevski nuk e njeh Ministrinë dhe Akademinë Ushtarake

481

Pas ankesave të shumta të kandidatëve për pranim në Akademinë ushtarake, javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes solli vendim që të përsëritet i gjithë konkursi për kandidatët të cilët masovikisht u refuzuan, shkruan gazeta KOHA.

Ministria e Mbrojtjes ua pranoi ankesat kandidatëve të rënë nga testi, kurse Akademia i nxori emrat në ueb faqen e saj se të njëjtit duhet të paraqiten për së dyti. Mirëpo, kandidatë të hënën nuk janë pranuar në testim, pasi mjeku nuk e ka përfillur vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Dekanatit të Akademisë ushtarake.

Sipas kandidatëve, problemi me kontrollet psikiatrike qëndron te mjeku psikiatër, Petre Ristevski, i cili ka qenë i pakapshëm për të sqaruar arsyet pse nuk e respekton vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Akademisë ushtarake. Nga shërbimi i ish spitalit ushtarak është thënë vazhdimisht se ai është i zënë, njofton tutje KOHA.

Comments