Sezona e dimrit dhe ajri shumë i ndotur në vendin tonë ka rrit numrin e pacientëve me grip dhe viruse të ndryshme, thotë për TVM2 mjekja Ferihane Bajrami. Sipas saj deri në 80 kontrolle kryhen gjatë 24 orëve dhe pacientët me simptome më të rënda hospitalizohen. Pacienti më i vogël i hospitalizuar është i moshës tre javore.
“Ulja e temperaturave si dhe ndryshimi i motit kanë ndikuar në rritjet e numrit të të sëmurëve me viruse sezonale në rajonin tonë. Gjithashtu vlen të theksohet se edhe ndotja e ajrit ka ndikuar bindshëm në rritjen e numrit të pacientëve. Në repartin tonë brenda 24 orëve kryhen gjithsejt ka 60 deri në 80 kontrolle. Në repartin tonë për momentin kemi të hospitalizuar 25 pacientë, ndërsa pacienti më i vogël i shtrirë në spital është i moshës tre javore. Pacientët më të mëdhenjë si dhe ato me pasqyrë të lehtë klinike dhe me simptome më të lehta trajtohen në spitalet ditore ku numri i tyre arrin deri më 30”, deklaroi mjekja Ferihane Bajrami.
Në ekzamininet e kryera mjekja Bajrami potencon se përvec viruseve aktualisht fëmijët përballen edhe me bakterie të ndryshme, sic janë me të shpeshta hemofilus influenca dhe streptokok pneumonia.
“Simptomet me të cilat paraqiten fëmijët në reaprtin tonë janë me temperature të lartw, rrjedhje të hundës, kollitje e thatë e cila me kalimin e kohës bëhet e lëngshme, mirëpo vlen të theksohet se edhe simptomet gastrointestinale nuk mungojnë sic janë vjellje dhe barkqitje. Nga ekzaminimet të cilat i kryejmë në ambulantat tona nga analizat laboratorike kemi ngritje lehtësisht të markerëve inflamatorë, ndërsa nga ato mikrobiologjike sic janë strisho e fytit dhe e hundës si dhe panelet respiratore avi, kemi 80 përqind izolime të virusit RSV, humarino virus, pokavirus dhe nga baketriet më të shpeshta janë hemofilus influenca dhe streptokok pneumonia”, thekoi mjekja Bajrami.
Mjekja Bajrami thotë se më të rrezikuar nga viruset dhe gripet sezonale janë fëmijët e vegjël, ato parashkollor dhe shkollor si dhe pacientët me sëmundje kronike. Ajo rekomandon kujdes më të shtuar në këtë periudhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së viruseve, dhe me paraqitjen e simptoimeve të para duhet izolim i menjehërshëm që të mos transmetohet tek të tjerët. Poashtu, thekson se duhet të ushqehemi shëndetshëm, konsumimi i supave dhe cajave të ngrohtë, si dhe marrja e vitamineve dhe mineraleve.

