Konfirmohet: Interi zyrtarizon sot blerjen e parë (FOTO)

313

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar se mbrojtësi i Sampdorias, Milan Skriniar, do të bashkohet me klubin të enjten.

Një marrëveshje për Skriniar ishte arritur që nga java e kaluar, me Gianluca Caprari që tashmë ka përmbushur pjesën e tij, duke shkuar drejt Sampdorias

“Transferimi i Milan Skriniar do të njoftohet zyrtarisht sot,” tha Ausilio në një seminar për gazetarët, përcjell Sovrani.info

Nerazzurrët pritet të paguajnë 20 milionë euro përveç Caprarit për reprezentuesin e Sllovakisë.

Comments