Një ditë pas publikimit të raportit të Avokatit të popullit në Alsat lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve VLEN i reagon BDI-së.
“Më herët bërtiste për “deshqiptarizim”. Jo sepse i dhimbeshin shqiptarët, por sepse humbi kontrollin mbi institucionet. BDI nuk ka pasur hallin e shqiptarëve. Gjithmonë e ka pasur hallin si t’i mbajë institucionet peng për veten dhe për klikën e saj. Raporti zyrtar për vitin 2024 ua mbyll gojën edhe një herë. Përfaqësimi i shqiptarëve jo që nuk ka rënë, por është rritur nga 21.7 për qind në vitin kur ata ishin në pushtet, në 22.3 për qind tani kur VLEN është në Qeveri. Faktet e zhveshin BDI-në lakuriq. Paniku ishte i rremë, ndërsa narativa ishte propagandë e ulët, thuhet në kumtesën e VLEN-it. Në komunikatë më tej thuhet se kur BDI humbi pushtetin mbi institucionet, filloi të shesë gënjeshtrën se po humbnin shqiptarët. Kjo ishte mashtrimi më i madh. E vërteta është kjo. BDI kishte hallin si t’i frikësonte shqiptarët, si t’i mbante vazhdimisht të tensionuar, si t’i manipulonte emocionalisht dhe si t’i përdorte si mburojë për pazaret dhe aferat e veta, thonë nga VLEN.

