Vuçiq: Marrëdhënie të ngushta me presidentin e Venezuelës, Maduro

243

Nicolas Maduro, presidenti autoritar i Venezuelës, i cili është arrestuar sot nga Shtetet e Bashkuara, kishte zhvilluar marrëdhënie të ngushta dhe miqësore me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin konfirmuar disa muaj më parë gjatë një bisede telefonike mes liderëve, të cilët theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Serbisë dhe Venezuelës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e quajti Maduron “një mik të madh të Serbisë” dhe shpërndau një postim në Instagram ku shkruante: “Pata një bisedë të mirë dhe kuptimplotë me presidentin Nicolás Maduro.”

Ai shtoi se gjatë bisedës diskutuam për rëndësinë e ruajtjes së multilateralizmit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Serbisë dhe Venezuelës.

Comments