Reali synon hakmarrje ndaj Barcelonës, zbardhen formacionet
Real Madridi dhe Barcelona do ta kërkojnë trofeun e parë të vitit 2026, pra Superkupën e Spanjës.
Reali eliminoi në gjysmëfinale rivalin lokal, Atletico, derisa Barcelona “demoloi” Bilbaon për t’u kualifikuar në finalen e madhe.
Trajneri Xabi Alonso ka vendosur që për “El Clasico” të mos e rrezikojë Kylian Mbappen, të cilin e ka lënë në stol, duke i besuar sulmit Vinicius, Garcia dhe Rodrygo.
Në anën tjetër, Hansi Flick e ka rikthyer Lamine Yamalin në formacionin bazë pasi e la në stol në gjysmëfinale, me këtë të fundit që do të luajë pranë Raphinhas e Ferran Torres.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois; Carreras, Asencio, Huijsen, Valverde; Tchouameni, Camavinga; Guler, Bellingham; Rodrygo, Vinicius
Kujtojmë, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/

