Zyrtare: Real Madridi e shkarkon Xabi Alonson

117

Real Madrid ka zyrtarizuar ndarjen e rrugëve me trajnerin e ekipit të parë, Xabi Alonso. Në një komunikatë zyrtare, klubi madrilen bën të ditur se, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve, është vendosur që të përfundojë bashkëpunimi mes Real Madridit dhe teknikut spanjoll.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mirëkuptim të plotë, ndërsa klubi ka shprehur respekt dhe mirënjohje të veçantë për figurën e Xabi Alonsos, duke e cilësuar atë si një legjendë të Real Madridit dhe një përfaqësues dinjitoz të vlerave të klubit në çdo moment.

“Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në komunikatën e klubit.

Kjo ndarje vjen një ditë pasi Real Madridi u mposht në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona.

Comments