KQZ-ja mblidhet sot pasdite, në fokus verifikimi i votave në 2% të vendvotimeve

89

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ftuar mbledhjen e radhës që do të mbahet sot, në orën 15:30, transmeton IndeksOnline.

Pikë kryesore e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i raportit të Këshillit për operacione zgjedhore, i cili ka të bëjë me verifikimin e votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura, më 28 janar 2025.

Sipas njoftimit, raporti pritet të ofrojë të dhëna mbi procesin e verifikimit dhe përputhshmërinë e rezultateve, si pjesë e procedurave standarde të transparencës dhe integritetit zgjedhor./IndeksOnline/

Comments