17 vjet burg për shtetasin turk që vrau bashkëkombësin në kafene në Shtip

97

Shtetasi turk Kadir Kara, i cili e pranoi fajësinë për vrasjen e bashkëkombësit të tij në një kafene në sheshin e qytetit “Sloboda” në Shtip, është dënuar me 17 vjet burg dhe dëbim nga vendi, pasi do ta vuaj dënimin në burgun e Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Shtip, Sashko Georgiev sot informoi se pas seancës dëgjimore më 19 dhjetor 2025 në Gjykatën Themelore në Shtip, në të cilën Kara e pranoi fajësinë, gjykata ka marrë këtë vendim për veprën penale të kryer vrasje dhe posedim të paautorizuar të armës.

Njëherit sot në Gjykatën Themelore të Shtipit vazhdoi gjykimi për katër personat e tjera, të cilët janë të akuzuar se kanë ndihmuar Karan për ta kryer vrasjen e shtetasit turk. Në sallën e gjyqit u paraqitën provat, ndërsa procesi gjyqësor për të akuzuarit vazhdon më 20 janar në orën 10:30.

Më 8 maj të vitit 2025 në një objekt hotelierik në sheshin “Sloboda” në Shtip është vrarë një shtetas turk. Sipas aktakuzës së prokurorisë, pas vrasjes, i pandehuri u përpoq të arratisej me ndihmën e katër personave, por ata u kapën në një pikë pagësore në autostradën “Goce Delçev”, përkatësisht nga Shtipi drejt Shkupit.

Comments