Samiti i Hamburgut, G20 nuk kanë arritë marrëveshje për ndryshimet klimatike

424

Përfaqësuesit e vendeve te grupit te 20 shteteve me te zhvilluara industriale nuk kane aritur mareveshje per ndryshimet klimatike ne samitin e Hamburgut…

Përfaqësuesit e vendeve te grupit te 20 shteteve me te zhvilluara industriale nuk kane aritur mareveshje per ndryshimet klimatike ne samitin e Hamburgut, qe ishte nje nder temat me problematike prej kur SHBA-te paralajmeruan se do te terhiqen nga mareveshjea e Parisit per ndryshimet klimatike.

Lideret e G20 u dakorduan qe tregjet e tyre edhe me tej te jene te hapura per tregti te jashtme ku ne komunikaten oficiale thuhet se eshte shum e rendesishme qe tregtia te jete ne favor rte te gjitha vendeve dhe shtetet te mund te marin hapa per mbrojtjen e tregjeve te tyre.

Ne kuader te “Samitit të Liderëve G20” presidenti i Rusisë, Vladimir Putin eshte takuar me Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan , ku kanevleresuar se sa I perket krizes ne Siri dhe luftes kunder terorizmit ka perparim serioz fale punes se palodhshme te qeverise Turke.

Presidenti Turk tha se angazhimi I Ankarase dhe Moskes jane shembulli me I mire per popujt e rajonit dhe gjithe botes. Perndryshe SHBA-te dhe Rusia dje kane aritur mareveshje per armpushim ne pjesen jugperendiumore te Sirise I cili duhet te hy ne fuqi qe nga dita e neserme. Presidenti Amerikan Donald Tramp ne takimin e kryeministren e Britanise Tereza Mej ka shprehur interesim per nenshkrimin e mareveshjes tregtare me Britanin e Madhe.

Ne diten e fundit te Samitit të Liderëve G20 kancelarja Gjermane Angjela Merkel ka realizuar takime me presidentin e rusis dhe Frances Puttin dhe Makron ku kane diskutuar per ndalkimin e luftimeve ne Ukraine. Ne nderkohe mbi 200 polic jane lenduar në protestat e dhunshme në qytetin Hamburg të Gjermanisë, ku po mbahet Samiti i Liderëve G20.

Policia e Hamburgit publikoi numrin e të lënduarve dhe të ndaluarve në incidentet e dhunshme në Samitin e Liderëve G20.

Në deklaratë bëhet e ditur se numri i policëve të lënduar në protestat kundër Samitit ka arritur në 213, kurse numri i protestuesve të ndaluar në 265. Gjate protestes, protestuesit sulmuan policinë dhe bizneset përreth me koktej molotovi, shufra hekuri, dhe shenjat e trafikut me gurë e shishe. Kancelarja Angjela Merkel e ka denuar dhunen dhe tha se nuk eshte e pranueshme te vehen ne rezik jetet e qytetareve.

Comments