Ilir Vrenozi tërhiqet nga gara, flet për herë të parë pas daljes nga shtepia

116

Pasi la garën në Big Brother VIP Albania 5, Ilir Vrenozi, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”.

Ish-konkurrenti tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.

“Një muaj aty m’u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes”.

“Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”.

Iliri nga ana tjetër ishte në një televotim, i cili me gjasë tani mund të anulohet.

Në spektaklin e së martës u largua nga Big Brother edhe këngëtarja Lore. /Telegrafi/

Comments