Osmani nderon Walkerin: Një zë që ktheu dhimbjen në thirrje për drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin William Walker.
Përmes një njoftimi për mediat, Osmani tha se takimi me të është bërë i zakonshëm, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
“Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën”, tha Osmani, raporton Klankosova.tv.
Presidentja theksoi se Walker është “zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi”.
“Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë”, u shpreh Osmani pas takimit me ambasadorin Walker. /Klankosova.tv

