HAN: Ekipi i Pribes prej 17 deri 21 korrik sërish në Shkup

279

Qeveria e re bashkë me opozitën patjetër të fokusohet në implementimin e reformave prioritare urgjente dhe marrëveshjes së Përzhinës, që të kthejnë në rrugën euroatlantike, ka thënë komisari për zgjerim Johanes Han për European Western Balkans.

“Si që paralajmërova, dërgoj ekspertë për sundimin e të drejtës në Shkup që të ndjekin zhvillimet lidhur me rekomandimet nga 2015 dhe të këshillojnë qeverinë e re për çështje sistemore të sundimit të drejtës.

Largimi i misionit veçmë ndodhi më 27 qershor, kur udhëheqësi i ekipit Rajnhard Pribe vizitoi Shkupin. Pas vizitës së tij, ekipi do të vizitojë Shkupin prej 17 deri 21 korrik”, ka thënë Han, transmeton Aktuale.mk.

Comments