Deklarata që po qarkullon: Asim Gashi flet pa doreza për Leonora Jakupin

182

Bashkëpunëtori i Leonora Jakupit, Asim Gashi, ka folur për Indeksonline rreth rolit të saj si opinioniste dhe karakterit të fortë që ajo shfaq si në ekran, ashtu edhe në jetën e përditshme.

Sipas Gashit, Leonora nuk spikat vetëm si këngëtare, por edhe si opinioniste e zonja dhe shumë e artikuluar. Ai thekson se ajo është një person që nuk heziton t’i thotë gjërat hapur dhe drejtpërdrejt.

Arsim Gashi për Leonora Jakupin: Nuk frikësohet nga askush, i thotë gjërat troç
Bashkëpunëtori i Leonora Jakupit, Asim Gashi, ka folur rreth rolit të saj si opinioniste dhe karakterit të fortë që ajo shfaq si në ekran, ashtu edhe në jetën e përditshme.

Sipas Gashit, Leonora nuk spikat vetëm si këngëtare, por edhe si opinioniste e zonja dhe shumë e artikuluar. Ai thekson se ajo është një person që nuk heziton t’i thotë gjërat hapur dhe drejtpërdrejt.

“Leonora si opinioniste është e shkëlqyeshme. Përveçse këngëtare, ajo është edhe shumë e fortë në opinion. Sa i përket guximshmërisë, edhe në jetën e përditshme është e tillë, i thotë gjërat në sy”, është shprehur Gashi.

Ai ka përmendur gjithashtu debatet e ashpra që Leonora ka pasur me kolegen e saj Olta, si dhe me banorë të tjerë, duke theksuar se ajo nuk frikësohet nga përballjet dhe mbron atë që beson.

“Është e drejtpërdrejtë dhe nuk i frikësohet drejtësisë. Ashtu duhet të jetë njeriu”, ka përfunduar Gashi

Comments